KUSH JEMI NE

ÇKA OFROJMË

„Fair Future in Germany” me bazë në Prishtinë ka për qëllim të ju ofroj të rinjëve të kualifikuar e të përshtatshëm të cilët janë të interesuar dhe po kërkojnë një eksperiencë të re apo të ardhme në Gjermani mundësinë e duhur për ta në mënyrën e drejtë.

Fusha në të cilën veprojmë është Mjekësia, ne synojmë që në një të ardhme të afërm të zgjerohemi dhe në fusha apo linja të tjera aty ku më shumë ka nevojë dhe kërkesa dyanshëm.

Ne do ju përcjellim e ju ndihmojmë që nga procesi i aplikimit tek ne apo një konsultë, përzgjedhja e klasifikimi më tej, intervista e hapa të mëtejshëm e deri te arritja në destinacion.

PSE ME NE

Bashkëpunim me klinika të njohura posaçërisht në Munich
Lirimi nga pagesat tarifore
Ndihmë me procedurat administrative dhe dokumenteve të nevojshme
Asistencë rreth kurseve të gjuhës
Promovim i aftësive profesionale
Integrimi shoqëror përmes aktiviteteve apo organizimeve të ndryshme që ofrojmë

FILOZOFIA

Duke marrë parasysh potencialin këtu dhe kërkesën në Gjermani në fusha të caktuara siç dhe Mjekësia në të cilën jemi veprues, ne mundohemi të gjejmë rrugë ku këmbimi dhe hapja do sjell vlerë të shtuar posaçërisht në individ e kështu dhe në vend.

Transparenca dhe  drejtësia na bënë ne më të besueshëm për rrugëtimin e juaj duke shtuar këtu si vlerë dhe fokusin në integrim shoqëror atje, përvojen relevante e rrjetën e gjerë për mundësinë më të mirë.

Për motivimin e juaj ne ju shoqërojmë gjatë integrimit në vendin e ri dhe me punëdhënësin e ri. Ne ju japim rëndësi kërkesave tuaja si profesionale dhe sociale për përshtatjen më të mirë.

Ne kemi partnerë të qendrueshëm dhe me rrjetë të gjerë në Gjermani me ekipe të specializuara dhe me pervojë në fushën e kujdesit shëndetësor përkatësisht personel infermierorë dhe doktor për të kuptuar më mirë kërkesat e të rekrutuarve dhe për të gjetur mundësinë e duhur për ta.

Partnerë me fushë veprim ndërkombëtarë ku do keni mundësinë të përfshiheni pastaj në grupe ndërkombëtare me mundësi zgjerimi dhe shkëmbimi të njohurive dhe kulturave.

Mbështetja dhe këshillimi do jetë individual dhe do vazhdoj dhe pasi të jeni punësuar kështu duke qenë afër me ju dhe punëdhënësin në zhvillimin e aftësive dhe integrimin social për ju.

FAIR FUTURE IN GERMANY

RRUGËTIMI I JUAJ