PROCESI
Ju mund të caktoni një termin në faqe apo të përdorni mënyra të tjera si E-mail, telefon apo në rrjete sociale.
Apo mund të aplikoni drejtpërdrejtë përmes formës online pastaj të prisni për thirrjen tonë.
Ne kontrollojmë dokumentet e pranuara për vlefshmëri dhe nëse të duhura atëherë me pëlqimin e juaj ne do i mbajmë ato për procedurë të mëtutjeshme.
Ato të dhëna do mbrohen nga rregullore që i kemi përcaktuar tek politikat e privatësisë.
Ne do ju ftojmë për informim rreth procesit në tërësi, jetës dhe punës në Gjermani. Përveç tjera do informoheni për të gjitha dokumentet e nevojshme që do ju duhen në vazhdimësi.
Kopje të çertifikuara të dokumenteve.
Intervista me ne për të njohur dhe vlerësuar aftësitë në gjuhën gjermane dhe sociale. Bazuar në këto intervista nëse kemi një përafrim do ju ofrohet një punëdhënës i përshtatshëm.
Ne do ju përgatisim për intervisten me punëdhënësin potencial të ri.
Nëse kemi marrëveshje me punëdhënësin ne do organizojmë për të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme për mardhënien e re të punës si kontrata e punës, viza dhe çertifikimi i diplomës.
Poashtu do ju mbështesim për një termin në Ambasadën Gjermane.